Nipi i ish-komandantit të UÇK: Edi Rama dhe Taulant Balla e kanë vrarë për së dyti Tahir Sinanin! Unë kam qenë anëtar i PS-së, por u them mos u afroni tek zona jonë!

Jun 26, 2026 | 21:06


Nipi i ish-komandantit të UÇK-së Tahir Sinanit ishte pjesë e protestës së 27-të sot para Kryeministrisë.

uck proteste

Ai mbajti dhe fjalën teksa theksoi se me deklaratat e tyre Taulant Balla dhe Edi Rama e kanë prarë për së dyti Tahir Sinanin.

Nipi i ish-komandantit Tahir Sinani: Vij nga Tropoja jam nip i Tahir Sinanit, sot Taulant Balla bashkë me Edi Rama e kanë vrarë për herë të dytë Tahir Sinanin. Duhet tu them të gjithëve që deri ditën e djeshme kam qenë anëtar i PS, por me ditën e djeshme as unë as familja ime as miqtë e mi mos u afroni te zona jonë. Një fjalë kam për Ramush Haradinajn, Ramush jam djal i bacit Agronit ke hongër bukë në shtëpinë time. Mos thy pjatën ku ke hongër. TB i them të shohi Hashim Thaçin bashkë me vëllain e tij, është dëshmia e Gani Thaçit.

© Panorama.al

Te lidhura