Vijoi edhe në ditën e 27-të protesta masive e qytetarëve kundër qeverisë Rama para Kryeministrisë. Fjalën në podiumini e improvizuar e mori dhe aktivistja Gerta Logu.
Ajo shprehu shqetësimin për zonën e saj në Mirditë teksa dy arat ngjitur me shtëpinë e saj mund t’i marrin të huajt por vetë banorët nuk munden.
Rama ka përzënën fshatarët u shpreh ajo, teksa shtoi se produktet shqiptare nuk merren parasysh por vetëm të huaja dhe helmuese për njerëzit.
Gerta Logu: Sot e mora vesh se 2 arat ngjitur me stallën mund të vijë një rus serb iranian dhe ti blejë. Unë nuk i blej dot dhe këtë ma mundëson qeveria ime. Kush nga ju nuk ka qenë në spital dhe nuk është ndjerë i poshtërua. Ky hoqi fshatarët nga fshati. Nuk i vlerëson prodhimin vendas. I do të huaja. si do ketë turizëm. Si presim turizëm me pulat e Brazilit. Ju po hani kecat brazilianë. Ne na helmojnë, na kanë helmuar arsimin. Duam dorëheqjen tënde.
Po ne na mban Serbia kapur prej fyti.
© Panorama.al












