“Rama, krimineli i betonizimit!”- Protestuesi akuza kryeministrit: E shkatërroi Tiranën, u merrte ndërtuesve nga 20%! Me ato miliona bleu PS-në

Jun 26, 2026 | 20:38

Një protestues e ka cilësuar kryeministri Edi Rama si “krimineli i betonizimit”, teksa foli para zyrës së tij, ku zhvillohet sot protesta e 27-të për dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Ai u shpreh se kishte realizuar një ekspozitë mbi betonizmin 25 vite më parë, dhe se, sipas tij, zhvillimet e mëvonshme në Tiranë kanë konfirmuar shqetësimet e ngritura prej tij.

“Kam bërë një ekspozitë mbi betonizimin e Shqipërisë në vitin 2001 dhe kam parashikuar mafien e betonizimit”, u shpreh qytetari, ndërsa kritikoi ashpër mënyrën e zhvillimit urban në kryeqytet nga kryeministri Rama.

Sipas tij, kur Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, ndërtonte pallate në zonat dedikuar fëmijëve, madje, u kërkonte ndërtuesve 20%.

“E mbani mend që e akuzonin si “Zoti 20%”. Me këtë 20% mblodhi milionë duke shkatërruar Tiranën dhe me ato bleu PS-në”, tha ai.

Qytetari: Kam bërë një ekspozitë mbi betonizimin e Shqipërisë në vitin 2001 dhe kam parashikuar mafien e betonizimit. Mund të kem qenë i pari që kam folur për betonizimin, sepse e dija, e njihja karakterin, se ky lloj mashtruesi do të sulmonte aty ku ishin lekët dhe ku ishte mundësia që ky të mos kapej ligjërisht.

Filloi menjëherë të ndërtonte. E kujtoni që gjëja e parë që ka bërë është se ka zënë të gjitha hapësirat publike që kanë qenë nga koha e diktaturës, realisht ishin të mëdha brenda pallateve.

Ndërtonte pallate në zonat e fëmijëve. Krimi i parë. Dhe aty u kërkonte ndërtuesve 20%. E mbani mend që e akuzonin si “Zoti 20%”. Me këtë 20% mblodhi milionë duke shkatërruar Tiranën dhe me ato bleu PS-në. Ky është një tjetër akt kriminal. Ky njeri e ka bërë sot e kësaj dite këtë qytet të tmerrshëm. Kiza e urbanistikë është sot bomba më e madhe sociale për një vend. Ky është krimineli i betonizimit të Tiranës, bashkë me atë tjetrin, që tha të vijnë të gjithë në Tiranë, sepse i duhet popull të vjedhin sa më shumë.

© Panorama.al

Te lidhura