LIVE/ Marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Shqipëria kërkon revolucion! Ju erdhi fundi

Jun 26, 2026 | 21:20


Mijëra vetë u mblodhën sërish në protestën e 27-të kundër qeverisë Rama para Kryeministrisë. Pas fjalimeve qytetarët vijuan me marshimin rrugëve të kryeqytetit gjatë orëve të mbrëmjes.


Me kore dhe pankarta në duar ata thërrasin për një Shqipëri të re dhe Revolucion. Qytetarët i drejtohen klasës së vjetër politike: Ju erdhi fundi.

Qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, të cilën e cilësojnë si kërkesën kryesore dhe të panegociueshme të protestës.

© Panorama.al

Te lidhura