Apeli aktivistit Arben Kola: Jeni polici e turpit që u vendosët gjoba deri në 400 euro mërgimtarëve! Do ju rrethojmë! SPAK të veprojë ndaj hajdutëve të Tatimeve që kërcënojnë

Jun 26, 2026 | 21:11

Gjatë protestës së 27-të radhazi para Kryeministrisë, aktivisti Arben Kola ka ngritur akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit dhe administratës tatimore, duke i cilësuar si pjesë të një sistemi që po bënë presion ndaj qytetarëve dhe bizneseve që marrin pjesë në protestë.

“Ne po ju themi, nëse vazhdoni me procedime, me kërcënime dhe me shantazhe, atëherë ne nuk e mbajmë dot popullin të vijë në shtëpitë tuaja…Ne kemi thënë që protesta do të jetë paqësore deri sa përbindëshi, biri i djallit, Edvin Ramoviç, të rrëzohet siç na ka hije. Po tentoni përmes gjobave, siç ishte turpi i turpit që nga 150–400 euro i vutë mërgatës. Polici e turpit”, tha ai

Në fjalën e tij, Kola i bëri thirrje edhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të hetojë punonjësit e administratës Tatimore, të cilët vendosin gjoba dhe dërgojnë kërcënime

“Policia tatimore, ne i dimë, i kemi dosjet tuaja. Një pjesë e mirë e juaja është kandidate për burg. Prandaj thirrje për SPAK-un, të veprojë sa më shpejt ndaj këtyre hajdutëve që vendosin gjoba dhe dërgojnë kërcënime”, tha Kola.

Arben Kola: Makineria e propagandës ka rënë poshtë falë jush, prandaj bëni unfollow kryehajdutin e Shqipërisë dhe halalistët që e mbështesin këtë tradhtar.

Një denoncim shkon për Policinë e Shtetit dhe Policinë e Tatimeve, që kanë vënë në shënjestër shumë qytetarë dhe biznesmenë anë e mbanë Shqipërisë. Ne po ju themi, nëse vazhdoni me procedime, me kërcënime dhe me shantazhe, atëherë ne nuk e mbajmë dot popullin të vijë në shtëpitë tuaja.

Prandaj, thirrja vëllazërore shkon për ju. Ne kemi thënë që protesta do të jetë paqësore deri sa përbindëshi, biri i djallit, Edvin Ramoviç, të rrëzohet siç na ka hije. Po tentoni përmes gjobave, siç ishte turpi i turpit që nga 150–400 euro i vutë mërgatës. Polici e turpit.

Ju kemi dhënë shumë shanse, por ju themi mos vendosni gjoba ndaj mërgimtarëve, sepse do t’ju vijnë dhe do t’ju rrethojnë, me ministri, me shtëpi, drejtori dhe gjithçka. Ju kemi thënë që jemi me ju, por jo që të na shantazhoni dhe të sulmoni njerëzit.

Policia tatimore, ne i dimë, i kemi dosjet tuaja. Një pjesë e mirë e juaja është kandidate për burg. Prandaj thirrje për SPAK-un, të veprojë sa më shpejt ndaj këtyre hajdutëve që vendosin gjoba dhe dërgojnë kërcënime.

Një thirrje tjetër për SPAK-un, arrestoni kryekriminelen e mjedisit, atë që prishi trashëgiminë kulturore, atë që po prish arsimin, kryekriminelen që e ka emrin Mirela Kumbaro.

E dini se çfarë po ndodh në Bënjë të Përmetit? Është prishur burimi nga Mirela Kumbaro, ku vijnë qindra turistë nga e gjithë bota. E dini se çfarë po ndodh në Erzen? Po bëhet një shkatërrim nga Mirela Kumbaro.

© Panorama.al

Te lidhura