Një vajzë e vogël, e emërtuar nga hindutë dhe budistët si një “perëndeshë e gjallë”, ka bërë një paraqitje të rrallë në Nepal gjatë një festivali fetar. Kumari, vajza e vogël e veshur me kostum të kuq dhe ngjyrë floriri që adhurohet nga mijëra njerëz, është njohur si mishërimi i perëndeshës Kali dhe shfaqet në publik vetëm 13 herë në vit. Si pjesë e ekzistencës së saj të shenjtë, ajo kalon pjesën tjetër të ditëve në një tempull larg syve të njerëzve dhe shfaqet vetëm në raste speciale. Kumari, apo Matina Shakya, ishte vetëm tre vjeçe kur u zgjodh si “Royal Kumari” në gusht 2010, në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu. Kumari njihet si mbrojtëse nga e keqja dhe sjell fat e prosperitet. Kumari, që do të thotë “virgjëresha”, është një vajzë e re e zgjedhur nga komuniteti budist, pasi ka kaluar 32 teste ‘perfeksioni’.











