Qeveria miratoi dje listën me 342 ish të përndjekur politikë dhe familjarë të të dënuarve me vdekje nga regjimi komunist. Gazeta boton listën e plotë me emrat, bashkë me shumën e parave, në një total prej 1.337 miliardë lekësh ose rreth 13.3 milionë USD. Kryeministri kërkoi dje në mbledhje një ndryshim të ligjit për të përparësuar dëmshpërblimin e të përndjekurve që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore. “Është vendosur edhe kriteri, që të gjithë ata që janë mbi 75 vjeç do të kenë përparësi në çdo disbursim që do të bëjmë. Këto kritere mendoj se duhet t’i shqyrtojmë edhe një herë. Ashtu siç vendosëm kriterin për moshën, duhet ta bëjmë këtë edhe për atë kategori ish të dënuarish nën këtë moshë, që janë të sëmurë dhe që kanë nevojë”, u shpreh Kryeministri.
Per te pare artikullin e plote atehere klikoni mbi: PDF











