PES: Presion qeverisë për zgjedhje të drejta

Mar 7, 2011 | 15:42

Presidenti i PES, Poul Nyrup Rasmussen dhe ish kryeministri italian Massimo D’Alema kanë shprehur shqetësimin serioz lidhur me zhvillimet në Shqipëri, duke ftuar Europën të bëjë presion mbi qeverinë shqiptare për të garantuar zgjedhje të drejta.

Deklaratat janë bërë gjatë një konference për shtyp gjatë punimeve të Samitit të lartë të të majtës evropiane, në Athinë, ku ka qenë i pranishëm edhe kreu i PS-së, Edi Rama.

“Majin e ardhshëm në Shqipëri do të ketë zgjedhje lokale, nga të cilat më të rëndësishmet do të jenë në Tiranë. Ne shpresojmë që do të jetë e mundur të mbahen zgjedhje të drejta dhe unë besoj se Europa duhet të ushtrojë presion mbi qeverinë shqiptare që të garantojë zgjedhjet e drejta, dhe ky është shqetësimi dhe solidariteti ynë. Mendoj se duhet të përfshijmë institucionet Europiane sepse Shqipëria është një vend kandidat dhe unë mendoj se Europa duhet të garantojë vlerat Europiane në Shqipëri, ky është qëndrimi ynë”- ka thene Massimo D’Alema, duke e cilesuar sjelljen e Berishes, autoritare.

Nderkaq, president i PES,Poul Nyrup Rasmussen ka deklaruar se është shumë e rëndësishme të mos bëhet kompromis me demokracinë dhe të insistohet që të largohen nga shoqëria, nga cdo shoqëri, duke përfshirë Shqipërinë, fenomene si korrupsioni dhe përdorimi i dhunës së armëve kundër njerëzve që duan të protestojnë paqësisht.

PDI, Massimo D’Alema :  “Jam shumë dakort me ju. Mendoj ishte shumë e rëndësishme për ne të shprehim solidaritetin tonë me Edi Ramën. Ne jemi shumë të shqetësuar për situatën në Shqipëri, jo vetëm për korrupsionin, por në të njëjtën kohë për sjelljen autoritare të Kryeministrit Berisha, cka fatkeqësisht është e përsëritur, ne kemi një histori të gjatë me Shqipërinë, si italianë mbi këto cështje, nuk është hera e parë. Majin e ardhshëm në Shqipëri do të ketë zgjedhje lokale, nga të cilat më të rëndësishmet do të jenë në Tiranë. Ne shpresojmë që do të jetë e mundur të mbahen zgjedhje të drejta dhe unë besoj se Europa duhet të ushtrojë presion mbi qeverinë shqiptare që të garantojë zgjedhjet e drejta, dhe ky është shqetësimi dhe solidariteti ynë. Mendoj se duhet të përfshijmë institucionet Europiane sepse Shqipëria është një vend kandidat dhe unë mendoj se Europa duhet të garantojë vlerat Europiane në Shqipëri, ky është qëndrimi ynë”

© Panorama.al

Te lidhura