“Kjo është frymë për të bashkuar çdo lloj përpjekje, çdo lloj ideje, qoftë simpatizantë brenda apo jashtë Shqipërisë që t’i mbledhim këto ide për të bërë më të mirën e mundshme për të krijuar një PD sa më të fortë. Për të kuptuar dhe brenda strukturave si të përmirësohemi dhe si të çojmë mesazhin më mirë dhe jashtë strukturave”, tha Alimehmeti.
Gjatë fjalës së tij, në takimin me Ervin Salianjin dhe demokratët eDurrësit, Ilir Alimehemeti foli me kritika edhe për qeverinë.
Duke iu referuar skandaleve të zv.kryeministres Belinda Balluku, ai tha se demokratët duhet ta hedhin poshtë një orë e më parë regjimin e Ramës.
“Me një të rënë të lapsit Balluku merrka 50 mln euro për një tunel dhe ne fund të ditës nuk e dimë a është i sigurt, a është i kalueshëm apo jo. Si mund të jemi mirë para këtyre situatave. Kemi nevojë këtë regjim ta hedhim një orë e më parë. Ky regjim heq të ardhmen e fëmijëve tanë. E djathta vendos Shqipërinë përpara partisë. Dhe ne mendojmë që mund të bëjmë më të mirën e mundshme përmes PD”, tha demokrati.
Alimehmeti: Mendoj që ju jeni të fortë, që në vitin e 13 të opozitës që vazhdoni mbani këtë krenari për të qenë kjo PD këtu.
Me një të rënë të lapsit Balluku merrka 50 mln euro për një tunel dhe ne fund të ditës nuk e dimë a është i sigurt, a është i kalueshëm apo jo. Si mund të jemi mirë para këtyre situatave. Kemi nevojë këtë regjim ta hedhim një orë e më parë.
Ky regjim heq të ardhmen e fëmijëve tanë. E djathta vendos Shqipërinë përpara partisë. Dhe ne mendojmë që mund të bëjmë më të mirën e mundshme përmes PD.
Kjo është frymë për të bashkuar çdo lloj përpjekje, çdo lloj ideje, qoftë simpatizantë brenda apo jashtë Shqipërisë që t’i mbledhim këto ide për të bërë më të mirën e mundshme për të krijuar një PD sa më të fortë. Për të kuptuar dhe brenda strukturave si të përmirësohemi dhe si të çojmë mesazhin më mirë dhe jashtë strukturave.
© Panorama.al












