Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot nga foltorja e Kuvendit ngritjen e një komisioni të ri, Komisionin e të Vërtetës.

“Nuk është TikTok rrugaçi por është Encrochat krimineli vrasësi trafikanti …Ua kemi borxh qytetarëve, duhet transparencë për qytetarët”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.
Berisha tha se krijimi i këtij Komisioni është i domosdoshëm për të nxjerrë para qytetarëve shqiptarë lidhjet e politikës me krimin.
Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, nuk është Tik Tok-u rrugaçi që thotë ajetollahu i Tiranës, është Enchrochat-i krimineli, vrasësi, trafikanti, prandaj dhe krijimi i Komisionit të së Vërtetës në bazën e propozimit të z.Sula për të nxjerrë para shqiptarëve, veçanërisht tani, në prag të zgjedhjeve lidhjet e politikës me krimin është kusht i domosdoshëm.
Ka patur këtu me dy dhe tre, Damian se po flas unë, se ke patur dhe ti. Betohu që nuk kam pas! Mos u fsheh duke folur me atë tani. Pra, ka patur me dy dhe me tre Enchrochat-e. Absolutisht! Ke patur ndonjë ti, apo jo? Se dhe kjo këtu mbrapa tani flet!
Pra, t’i lëmë këto, urdhëro të krijojmë Komisionin e të së Vërtetës, dhe kryeministri juaj ka patur tre të tillë, dy ose tre.
Harruat ju, se si e denoncoi bashkëjetuesja e McGonigal-it, që tha: nuk e lëshonte në orë të tëra në SKY/ECC me Edi Ramën? I harruat ju këto? Po këto janë të gjitha të dokumentuara! Është më mirë t’i zbardhim vet, t’i nxjerrim vet! Sepse, ju garantoj ju, se PD ato 1 milion faqe që kanë ardhur, në qoftë ju nuk pranoni Komisionin e të Vërtetës do t’i publikojë një e nga një. Do t’i publikojë një e nga një! Do të bëjmë ne të vërtetën para shqiptarëve. Prandaj dhe, mos kini frikë, urdhëroni të votojmë Komisionin e së Vërtetës, të nxjerrim. Çfarë thotë?
E përfundoj unë, por në radhë të parë të vendosim krijimin e Komisionit të së Vërtetës të përbërë nga deputetë të të dy krahëve, nga gazetarë, nga qytetarë, të bëjmë transparencën. Ua kemi borxh qytetarëve! Se është kollaj të marrësh pjesë në vrasje, është kollaj të burgosësh të tjerët.
© Panorama.al











