Një protestues iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos rrinë në shtëpi, por t’iu bashkohen atyre në revoltën kundër qeverisë së Edi Ramës.
Ai deklaroi se kryeministri Rama nuk po e lëshon PS-së, por shtoi se duke qenë të gjithë të bashkuar, do ta shkundin nga vendi.
“Rezistoni për 49 ditë. Derisa ai i gjati, Edi Rama që është duke marrë PS dhe nuk e lëshon, ne do ta shkundim prej këtij vendi se bashkë me ata ministra dhe klikën e tij mbrapa do ta mbajë PS.
Ne do të bëjmë revolucion dhe do të jemi të gjithë të bashkuar. Nuk duhet të kemi përçarje. Këtu duhet të jemi në shesh i madh edhe i vogël. Ai do që ne të mos jemi në shesh dhe të mos jemi përditë këtu.
Disa që rrinë nëpër shtëpia dhe shohin televizor, e rrjete sociale, dhe nuk vijnë këtu është gabim. Sepse ne jemi për pensionistët, për malet, e pyjet që po na i marrin oligarkët e Ramës. I them jep dorëheqjen se revolucioni i këtij sheshi do të jetë i pandalshëm.”, tha ai.
© Panorama.al











