Tirana vazhdon të ketë të njëjtin problem me lojtarët e huaj. Të paktën Kamerun Heples, Xhejms Situma, por edhe Xherri Santos, mund ta çojnë klubin në FIFA, duke qenë se në një farë mënyre ata janë dëbuar nga bardheblutë dhe nuk kanë marrë rrogat. Dy lojtarët kanë kërkuar rikthimin në skuadër, por drejtuesit nuk i kanë lejuar. Lojtari nga Bahamasi u ka kërkuar drejtuesve të klubit minimalisht që të likuidohet për pagat e prapambetura, por në rast se kjo gjë nuk ndodh, atëherë ai do t’i drejtohet FIFA-s. Kujtojmë se në të gjitha rastet kur një lojtar e ka çuar çështjen në FIFA përkundrejt klubeve shqiptare, ka fituar.











