Të gjitha operacionet që transformuan Albërie Hadëgjonajn

Dec 3, 2011 | 13:30

Ajo është një këngëtare shumë e mirë, por edhe një personazh shumë karizmatik. Në jetën e saj ka provuar majat, por edhe dramat. Megjithatë, duket se Albërie Hadërgjonaj nuk ia ka mohuar asnjëherë vetes optimizmin dhe humorin e ri. Madje, sipas disa studimeve, këto dy cilësi të ndihmojnë që të mbetesh e re përgjithmonë. Ajo mbase jo? Në fakt, jeta tregon se nuk mjafton vetëm fakti i të ndjerit mirë me veten dhe botën për t’u ndier e re, por sidomos për t’u dukur e re. Në këtë moment hyn në lojë kirurgu plastik. Dhe mirë bën… Madje, shyqyr që i kemi, sepse jemi të qetë që ai është gjithmonë aty duke pritur, mjafton që ne të zgjedhim, të shkojmë apo jo. Ndërkohë duket se Albëria e ka zgjidhur tashmë këtë dilemë dhe, për t’i dhuruar vetes një rini të dytë, i ka hyrë mbarë me ndryshime, dhe sipas miqve e kolegëve të saj, ajo nuk ka komplekse për ta pohuar këtë fakt. Tek emisoni “Opinion” këtë të mërkurë, ku në panel ishte e ftuar edhe Albëria, në një moment Blendi Fevziu pohoi se këngëtaret për të pasur më shumë sukses, nuk i mbajnë shpresat vetëm tek zëri apo kënga e mirë, por edhe tek kirurgu plastik. Dhe të gjthë ata që e ndoqën, besoj e panë vetë me sytë e tyre se ajo që qeshi më shumë për këtë batutë ishte Albëria, duke dëshmuar se këtë fakt e merr me shumë sportivitet. Por në ndryshim nga këngëtaret 20- vjeçare, të cilat ia nisin karrierës me një xhiro tek kirurgu e më pas në studion muzikore, Albëria ka bërë ndryshe. Pas shumë vitesh në skenë, e sprovuar në disa zhanre të muzikës, me shumë çmime prestigjioze të fituara, ka menduar se tashmë duhen bërë disa ndryshime në pamje. Dhe ia ka dalë… Nga ato që ne kemi mësuar, duket se Albëria nuk është mjaftuar me ndonjë ndryshim të vogël që të ngjajë si diçka natyrale, por ka bërë revolucion në pamje. Me sy të lirë mund të kuptosh dozat e fillerit të injektuara poshtë syve, në mollëza dhe në buzë, rregullimin e qafës, ndërkohë që thuhet se edhe gjoksin e ka ribërë. Në fakt, po t’i besonim Ermal Mamaqit, i cili kur po bënte prezantimin e Albëries në skenën e “Kënga Magjike”, tregoi edhe vendet ku ajo mund t’i ketë prekur me bisturi, i bie që edhe të prapmet mund të kenë pësuar disa ndryshime, por ne gjithsesi aty nuk kemi dalluar gjë. Pra, ta konsiderojmë thjesht si një batutë të Ermalit dhe asgjë më shumë.
Paraqitjet e fundit të këngëtares së njohur kanë zgjuar interes të veçantë tek publiku dhe fansat e saj, si dhe kanë ngjallur komente të ndryshme. Mediat kosovare, kanë pak kohë që e kanë në qendër të veëmendjes për këto ndryshime, meqë këngëtarja vjen pikërisht nga Kosova. Sipas gazetës “Kosova Sot”, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka filluar të përdorë shumë botoks. Gjatë paraqitjes së saj në “Kënga Magjike”, Albëria është dukur më e re se kurrë e kjo falë botoksit, por edhe shumë më ndryshe. Gjithsesi, ne e pëlqejmë Albërien edhe kështu, sepse ajo është një këngëtare e zonja dhe vazhdon të bëjë tendencë me muzikën e saj.

© Panorama.al

Te lidhura