TIRANË- Mbrojtje të të drejtave të njeriut, barazi para ligjit dhe luftë kundër çdo diskriminimi ka kërkuar sot në ditën për të drejtat e njeriut, ambasadori i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Volfarth. Deklarata është bërë në fjalën e tij mbajtur sot gjatë një pritjeje të organizuar nga OSBE, në prani të politikanëve, diplomatëve, përfaqësuesve të mediave dhe shoqërisë civile.
Sipas Volfarth nuk mjafton thjesht të biem dakord se mbrojtja e të drejtave të njeriut është prioritare, pasi mbrojtja e vërtetë kërkon “më shumë vullnet, më shumë se një kuadër ligjor të kompletuar, mbrojtja e të drejtave duhet të nisë nga vetë familjet tona”.
Ai ka theksuar se duhet luftuar me cdo mjet për dinjitetin njerëzor dhe respektin. “Kjo nis nga trajtimi në familjet tona, nëse dështon familja, ndërhyn shteti, nëse ai dështon, ndërhyn komuniteti ndërkombëtar. Sot kjo gjë vlen pasi të drejtat individuale duan mbrojtje, barazi dhe mosdiskriminim, mbrojtje ligjore, diskriminim gjinor, moshe, race, aftësi e kufizuar”- tha ai.











