“Tatim-fitimin e kemi vendosur 15%, s’do e lëvizim”- Kryeministri Rama: Kemi të metat dhe boshllqët tona! Synojmë rritjen e të ardhurave të shtetit, por jo duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen

Apr 24, 2025 | 12:06

Kryeministri Edi Rama, teksa prezantonte planin e paqes fiskale, është shprehur se tatimfitimi i caktuar 15% ndaj kompanive nuk do të preket nga ana e qeverisë.

edi rama3

Rama u shpreh se ka një hapësirë ende të pashkelur për të rritur të ardhurat për shtetin, duke shtuar se në aspektin e administrimit “e dimë që do të kemi të meta dhe boshllëqe që janë tonat”.

Por theksoi Rama, nuk synon rritjen e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen, pasi sipas tij do të shkaktonin më shumë dëm.

Edi Rama: Tatim fitimin e kemi vendosur 15% që atëherë dhe nuk e lëvizim, as nuk do ta rrisim dhe as nuk do ta prekim. Do të jetë 15%.

Në aspektin e administrimit e dimë që do të kemi të meta dhe boshllëqe që janë tonat, e dimë që kemi një hapësirë ende të pashkelur për të rritur të ardhurat për shtetin.

Ne nuk duam të synojmë rritjen e të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen, dhe dukë bërë më shumë dëm se sa mirë.

© Panorama.al

Te lidhura