
Ndryshojnë kushtet për lejet e përdorimit, hiqen 18 procedura.
Lehtësohen procedurat e marrjes së lejes së përdorimit për ndërtuesit në Tiranë. Tashmë, dosja që do të dorëzojnë për të aplikuar, do të përmbajë më pak se gjysmën e dokumenteve të kërkuara. Bashkia ka vendosur që të reduktojë 18 prej tyre, të cilat deri tani u janë kërkuar subjekteve për të plotësuar dosjen e aplikimit. Lajmin e mirë kryebashkiaku Lulzim Basha e dha dje gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe me subjektet e ndërtimit. Në këtë takim ai shpërndau 11 leje të reja përdorimi, të cilat përfshijnë pallate, por edhe ambiente tregtare, shërbimi apo parkimi. “Ajo që unë dua të theksoj sot këtu, në praninë e ndërtuesve që sot pajisen me lejet e përdorimit, është se me të njëjtin angazhim kërkoj nga pjesa tjetër e komunitetit të ndërtuesve të plotësojnë detyrimet e tyre. Lajmi i mirë është se nga 34 dokumente që duheshin deri sot, për të përmbyllur procesin, ne e kemi thjeshtuar atë në 16 dokumente. Sigurisht, nuk janë pak, por janë pothuajse gjysma e dokumenteve që kërkoheshin më parë”, tha Basha. Sipas tij, kjo masë është në frymën e energjisë pozitive, në frymën e re që Bashkia po mundohet të injektojë në marrëdhëniet me komunitetin e biznesit në tërësi dhe me ndërtuesit në veçanti, atë të thjeshtimit të burokracive, të bërjes së procesit transparent, sa më të menaxhueshëm dhe sa më efektiv. Kryebashkiaku Basha garantoi se puna e Bashkisë nuk përfundon vetëm me kryerjen e detyrave të saj për pajisjen me leje përdorimi, por ajo do ta ndjekë nga afër procesin deri në hipotekimin e këtyre objekteve. “Ne po monitorojmë nga afër se si po menaxhohet procesi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pra nga Hipoteka, dhe jam i inkurajuar nga fakti që brenda një kohe relativisht të shkurtër, afro 50 ditë, pas dërgimit të mbi 120 lejeve të shfrytëzimit pranë Hipotekës, duket se afro 107 prej tyre kanë përfunduar dhe pjesa tjetër është në përfundim e sipër. Edhe kjo, natyrisht, kërkon një bashkëpunim, një komunikim të ndërsjellë midis institucionit përkatës dhe ndërtuesve”, theksoi Basha. Ai tha se plani i ri urbanistik do të përfundojë brenda 6-mujorit të parë të këtij viti dhe ky grup interesi do të jetë pjesë e konsultimeve që do të zhvillohen për këtë plan. “Për të hartuar mekanizmat e duhur që kërkon ligji i ri i urbanistikës, në mënyrë që menjëherë pas përfundimit të planit, ne të jemi në gjendje ta pajisim komunitetin e ndërtuesve me leje ndërtimi në përputhje me ligjin, në përputhje me parametrat urbanë të Tiranës së shekullit të 21-të, në përputhje me kërkesat e tregut, me kërkesat e qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Basha.
Lejet e dhena dje
1-GIRON sh.p.k.
Nr.42, dt.12.07.2002
Godinë 5, 7 dhe 9 kate, me 1 kat nën tokë.
Rr. “Qemal .Stafa” e “Teli Ndini”2-ANDI Konstruksion sh.p.k.
Nr.250, dt.27.12.2008
Godinë 6 dhe 7 kate, me dy kate nën tokë.
Rr. “Dibres”3-ALFA sh.p.k.
Nr.202, dt.08.08.2006
Godinë 5 dhe 6 kate, me 1 kat nën tokë.
Rr. “Niko Avrami”4-KAMBERI sh.p.k.
Nr.137, dt.13.04.2004
Godinë 2,5,6,7 dhe 8 kate, me 1 kat nën tokë.
Rr. “Ali Pashë Gucia”5-KLINT & FLOR sh.p.k.
Nr.372, dt.29.07.2005
Godinë 2 dhe 3 kate, me 1 kat nën tokë.
Rr. “Kavajes”6-Konfederata Zviceriane (TENDER sh.p.k.)
Nr.70, dt.17.04.2009
Godinë 2 kate, rikonstruksion objekti ekzistues.
Rr. “Dëshmoret e 4 Shkurtit”7-HAXHIU sh.p.k.
Nr.503, dt.21.12.2005
G. Polifunksionale 1,6 dhe 8 kate, me 3 kate nën tokë.
Rr. “Komuna e Parisit”8-KASTRIOTI sh.p.k.
Nr.163, dt.12.10.2008
Godinë banimi dhe shërbime 5, 7 kate, me 2 kate nën toke.
Rr. “Dull Keta”9-GENER 2 sh.p.k.
Nr. 218, dt.11.09.2006
Objekt 4, 6 dhe 8 kate, me 1 kat nën tokë.
Rr. e Dibrës10-MUÇO sh.p.k.
Nr.449, dt.14.10.2005
Godinë banimi dhe shërbime 5 dhe 7 kate, me 1 kat nën tokë.
Rr. “Qazim Vathi”11-SON sh.p.k.
Nr.33, dt.13.06.2002
Objekt 6, 8 dhe 9 kate, me 1 kat nën tokë.
Rr. “Mihal Duri”
Dokumentet për lejen e përdorimit
n Fotografi të fasadave të objektit, fletë A-4. (hiqet)
n Relacion i kolaudatorit për zbatimin e projektit (ku pervec te tjerave, te reflektohen te gjitha ndryshimet nga projekti i miratuar, nese ka).
n Liçenca e kolaudatorit.
n Relacion i supervizorit (mbikeqyresit te punimeve), mbi zbatimin e objektit.
n Licenca e supervizorit (mbikeqyresit te punimeve).
n Situacion përfundimtar i vleres se punimeve te kryera ne objekt.
n Liçensa e drejtuesit teknik (zbatuesit te punimeve).
n Vendimi i K.RR.T-së për sheshin e ndërtimit (hiqet)
n Formulari i sheshit të ndërtimit. (hiqet)
n Planimetria e sheshit te ndertimit te objektit. Shesh ndertimi.(hiqet)
n Vendimi i K.RR.T-së për lejen e ndërtimit.(hiqet)
n Formulari i lejes së ndërtimit. (hiqet)
n Planimetria e sheshit te ndertimit te objektit. Leje ndertimi.(hiqet)
n Projekti arkitektonik i miratuar nga Bashkia (me vulat përkatëse).(hiqet)
n Liçensat e grupit te projektimit: (hiqet)
(arkitekt, ing.konstruktor, ing.hidrosanitar/ing.instalator i ngrohjes,
ing. elektrik).(hiqet)
n Aktet e kontrollit per fazat e ndertimit te objektit.(hiqet)
-1- Akt kontrolli i piketimit te objektit.(hiqet)
-2- Akt kontrolli i kuotes 0.00 te objektit.(hiqet)
-3- Akt kontrolli i karabinase se objektit.(hiqet)
-4- Akt kontrolli i sistemimeve te objektit.(hiqet)
-5- Akt kontrolli i lejes se shfrytezimit te objektit.(hiqet)
n Kontratat e sipërmarrjes ndermjet paleve: (hiqet)
(Kontrata mbi bazen e se ciles eshte miratuar Leja e Ndertimit).(hiqet)
n Akt-kolaudimi nga ndërmarja e ujësjellës-kanalizimeve, që vërteton se subjekti ndërtues ka kryer zbatimin e punimeve të furnizimit me ujë dhe shkarkim të rrjetit të K.U.Z sipas projektit të miratuar nga kjo ndërmarrje.
n Proçes-verbal nga K.E.SH. sh.a, Filiali Elektrik i Qytetit Tiranë, i cili vërteton se objekti është marrë në dorëzim nga Filiali Elektrik.
n Vërtetim nga Drejtoria e Pastrimit mbi vendosjen e pikave te hedhjes se
mbeturinave.
n Certifikatë Pastërtie e lëshuar nga Drejtoria e Kontrollit të Territorit Urban.
n Akt-Teknik nga sektori PMNZSH-së, pranë Prefektit të Qarkut Tiranë.
n Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore për shlyerjen e detyrimeve vendore.(hiqet)
n Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore për shlyerjen e diferences se Situacionit dhe Preventivit Paraprak nese ka diference.(hiqet)
n Relacion mbi zbatimin e instalimeve hidrosanitare dhe instalimeve te ngrohjes te zbatuara ne objekt, (e përgatitur nga ing.përkatës që ka ndjekur zbatimin).
n Liçensa e ing. hidrosanitar zbatues.
n Relacion Teknik mbi zbatimin e punimeve elektrike ne objekt, (e përgatitur nga ing.përkatës që ka ndjekur zbatimin).
n Liçensa e ing. elektrik zbatues.
n Liçenca e subjektit ndërtues
Shoqata e Ndërtuesve: Të thellojmë bashkëpunimin
Si shumë të rëndësishëm e kanë konsideruar bashkëpunimin e ofruar nga Bashkia e Tiranës dhe hapat e ndërmarrë në drejtim të pajisjes me leje përdorimi të subjekteve, drejtues të Shoqatës së Ndërtuesve dhe të Dhomës së Tregtisë së Tiranës. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Tiranës, Avenir Kika, tha se Bashkia e Tiranës është sot institucioni që kërkon të heqë pengesa, dhe jo të krijojë pengesa, ndërsa drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve të Tiranës, Maksim Muçi, kërkoi përfshirjen, në mënyrë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaku, tha është për t’u evidentuar është fryma pozitive e krijuar jo vetëm me qytetarët e Tiranës, por edhe në sipërmarrjen dhe gjithë grupet e interesit të Tiranës.
ZIRINA LLAMBRO
© Panorama.al











