Për ish ministrin e Financave Arben Malaj, taksa e sheshtë 10% që PD premton se do ta vendosë sapo të vijë në pushtet është një dështim dhe jo sukses.

I ftuar në emisionin Log në News24, Malaj thotë se të ardhurat që vijnë nga taksa e sheshtë 10% ‘nuk i kompensojmë dot nga një rritje më e madhe ekonomike’.
Po ashtu ai u ndal edhe tek ndryshimi që partitë duan ti bëjnë TVSH, duke thënë se “mund ta coptëtojnë, por do të kenë humbje të mëdha në buxhet”.
“Flitet që do detajojmë TVSH, pra do të ndajmë nëpër grupe sociale se do bëjmë politike. Këto janë në përputhje edhe me direktivën e BE. Por kur kam marrë vendimin unanim edhe me ekspertët e huaj që kisha në e bëmë tvsh nga 12.5 në 20% dhe që nga 1998 që nuk është ndryshuar edhe pse të gjitha partitë kanë dashur ta copëtojnë. Mund ta copëtojnë, por do kenë pasoja negative në buxhet. Vendet nordike e kanë 25% dhe aty gjejnë të ardhura që bëjnë politika sociale. Ne do kemi humbje në buxhet sepse ne do përjashtojmë gati 2/3 nga pagimi i tvsh me nivel të njëjtë.
Kemi taksën e sheshtë 10%. Unë nuk jam kundër taksës së sheshtë. Por taksa e sheshtë 10%, kolegët e PD duhet ta pranojnë është një dështim. Të ardhurat që futim nga taksa e sheshtë 10% nuk i kompensojmë dot nga një rritje më e madhe ekonomike. Dhe në momentin që nuk kompensohen sic ndodhi në 2009-2013, qeveria ndërmerr dy veprime abuzive. E para nuk bën rimbursime, aq sa u shitën edhe hidrocentrale për kompensim dhe rimbursime dhe e dyta bllokon pagesat”, tha Malaj.
© Panorama.al











