Takohen ministrat e BE-së, Serbia afër statusit kandidat

Jan 24, 2012 | 12:28

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian u takuan në Bruksel, ku kanë diskutuar edhe për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Nga burimet diplomatike të BE-së mësohet se shumë ministra të Jashtëm kanë shprehur mendimin e tyre se Serbia është shumë afër për marrjen e statusit të vendit kandidat. Sipas ministrave, qeveria e Serbisë dhe presidenti Boris Tadiç kanë bërë shumë për të përmbushur kushtet që u ka parashtruar Komisioni Europian dhe BE-ja për të marrë statusin e kandidatit, prandaj ata me optimizëm shohin nga fundi i muajit shkurt dhe mesi i muajit mars, si datë kur Serbisë mund t’i jepet statusi i vendit kandidat. Kështu u shpreh të hënën ministri i Jashtëm i Austrisë, Mihael Shpindëleger, i mbështetur edhe nga ministra të tjerë.

© Panorama.al

Te lidhura