Takimi me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, Rama publikon pamjet nga tryeza e diskutimeve: Bashkëbisedim për Raportin e Progresit

Nov 12, 2025 | 14:16

Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian.

WhatsApp Image 2025-11-12 at 14.16.18

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka ndarë me ndjekësit pamjet nga tryeza e diskutimeve me ambasadorët e BE-së.

Kryeministri bën me dije se biseda është përqëndruar lidhur me Progresin e BE-së për Shqipërinë

“Sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të ardhur edhe nga kryeqytetet fqinje për bashkëbisedimin e përvitshëm pas daljes së Raportit të Progresit të BE për Shqipërinë”, shkruan Rama.

© Panorama.al

Te lidhura