Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka komentuar takimin e organizuar nga ish-deputeti Ervin Salianji, i cili mblodhi në një tryezë disa nga më të votuarit e primareve dhe zgjedhjeve të 11 Majit.
Gjekmarkaj e konsideroi krejtësisht normal këtë lëvizje dhe theksoi se nuk sheh asnjë arsye shqetësimi për takimin e Salianjit me disa demokratë të rinj.
“Nëse Salianji, i cili ka paguar një kosto të pamerituar politike, nuk e di ku është shqetësimi që ai pi kafe me 8-9 demokratë, nuk e di sa ka qenë. Nuk ndjej asnjë lloj shqetësimi. Nuk kam parë asnjë shqetësim,” tha Gjekmarkaj.
Gjekmarkaj nënvizoi se është normale që kandidatët për deputetë të takohen dhe të diskutojnë për çështje të partisë, duke e konsideruar këtë si një kontribut për PD-në.
Gjekmarkaj: PD është një kantier i hapur idesh, analizash, propozimesh. Kemi diskutuar dhe debatuar për orë të tëra në Kryesinë e PD-së. Kemi debatuar edhe në grupin Parlamentar të PD-së. Berisha vetë ka folur gjithnjë për hapje, për riformatim të PD-së, për një analizë të thellë, për garë në PD dhe ka qënë mjaft i hapur. Nëse Salianji, i cili ka paguar një kosto të pamerituar politike, nuk e di ku është shqetësimi që ai pi kafe me 8-9 demokratë, nuk e di sa ka qenë.
Nuk ndjej asnjë lloj shqetësimi. Nuk kam parë asnjë shqetësim. Është një furtunë me një gotë ujë e ngritur nga media për të krijuar ngjarje në PD ndërkohë që ngjarjet janë në kampin tjetër. Është mese normale të ulen kandidatët për deputetë të ulen në kafe, unë e quaj kontribut të diskutosh qoftë edhe për çështje të nxehta të PD-së. Sepse tema të tilla vijnë për të bëtë më mirë PD-se, si të jetë më e mirë, secili të ketë vendin e tij, të ketë konkurrueshmëri.
© Panorama.al











