Tahiri: Të gjithë do ta njohin Kosovën

Dec 26, 2011 | 11:27
Edita Tahiri

Kryetarja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se edhe pesë shtetet anëtare të Bashkimit Europian, që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën, do ta hedhin këtë hap në të ardhmen. “Jam e sigurt se pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, këtë do ta bëjnë në të ardhmen. Ato do ta kuptojnë dhe njohin realitetin, pavarësinë e Kosovës dhe realitetin e ri në Ballkan, se ekzistojnë shtatë shtete që kanë dalë nga ish-Jugosllavia”, tha Tahiri për gazetën turke “Zaman”. Pyetjes nëse Kosova do të vazhdojë dialogun, nqoftëse Serbia vazhdon të  mos zbatojë marrëveshjet e arritura deri tani gjatë bisedimeve në Bruksel të ndërmjetësuara nga BE-ja, Tahiri i është përgjigjur se Kosova është e përkushtuar për dialog dhe bashkëpunim regjional.

© Panorama.al

Te lidhura