TIRANE- Kreu i PS-se per Tiranen, Sajmir Tahiri e ka quajtur tallese per shqiptaret fjalen e gjate te kryeministrit Sali Berisha, per aktivitetet ne Nju Jork.
Sipas tij, PS-ja ka bere nje propozim te qarte per reformat parlamentare dhe per kete pritet nje pergjigje.
“PS-ja ka bërë një propozim të qartë që duhet një përgjigje edhe pse ne jemi të qartë që Berisha nuk e do integrimin. Ne jemi të vendosur t`i çojmë deri në fund përpjekjet për ta larguar fatin e integrimit ndaj zullumeve të Saliut dhe për ofruar alternativën europiane si dhe për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa” tha Tahiri.
Sipas tij, Berisha zaptoi ekranin per te shprehur vizitat e tij. “Sali Berisha doli duke u tallur me shqiptarët duke folur për udhëtimin në New York, sikur ishte kthyer nga dasma edhe pse atje nuk ia fishkëlleu përvec ceremonive zyrtare ku marrin pjesë të gjithë të ftuarit”- tha ai.
© Panorama.al











