Tadiç: Zgjidhje për Kosovën, sovraniteti i dyfishtë

Dec 19, 2011 | 10:13

“Serbia nuk mund të zgjasë integrimet evropiane nëse nuk ka mbështetje nga qytetarët, e ata nuk do të japin mbështetje në rast se shteti nuk i mbron interesat legjitime në Kosovë”.

Kështu ka deklaruar presidenti serb, Boris Tadic për ditoren maqedonase “Dnevnik”.

Sipas tij, Serbia nuk ka asnjë iluzion se mund ta kthejë Kosovën në sistemin e Republikës së Serbisë, ashtu siç ishte para vitit 2000.

“Por, Serbia nuk heq dorë nga negociatat dhe kërkimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme”, citon Telegrafi.

Duke theksuar se ndarja e Kosovës nuk është një zgjidhje reale, Tadic tha se Serbia e ka propozuar këtë ide që në vitet ’60 të shekullit të kaluar, “gjë të cilën e kanë mbrojtur edhe shqiptarët”.

“Por, kjo tashme nuk ka mbështetje të mjaftueshme”. Tadic mendon se zgjidhja për Kosovën mund të jetë “sovraniteti i dyfishtë, por edhe ndonjë model që bazohet në zgjidhje ndërkombëtare, siç është modeli irlandez, Tiroli Jugor, apo ai në kohët e dy Gjermanive”

© Panorama.al

Te lidhura