Ftohet Jahjaga, Tadiç refuzon samitin e Obamës

May 24, 2011 | 20:31
Foto e marre nga shkrimi i gazetes se Beogradit, DANAS

BEOGRAD- Serbia bojkoton samitin e presidentit të SHBA-së Barack Obama me krerët e shteteve të Evropës juglindore dhe qëndrore në Varshavë, sepse është ftuar edhe presidentja  e Kosovës.

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç nuk do të marrë pjesë në takimin, që zhvillohet më 27 dhe 28 maj në kryeqytetin polak, deklaroi zyra e tij për gazetën e Beogradit “Danas”. Një sërë presidentësh priten të marrin pjesë në këtë samit, në mesin e të cilëve edhe Atifete Jahjaga.

Serbia nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, qysh kur kjo ndodhi para tre vjetësh. Megjithatë deri tani nuk është bojkotuar kurrë nga Serbia një konferencë e nivelit të lartë si kjo në Varshavë. Aty ishte planifikuar veçanërisht takimi bilateral mes Tadiç-it dhe Obamës.(DW)

© Panorama.al

Te lidhura