BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka dënuar fuqishëm dhunën e përdorur dhe ka apeluar në qetësimin e situatës, pasi, sipas tij, ruajtja e paqes dhe dialogu janë e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve.
“Dënoj ashpër përdorimin e dhunës ndaj qytetarëve dhe u bëj apel forcave ndërkombëtare që të mos përleshen me serbët në veri të Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë Tadiç, sipas mediave serbe.
Ai thekson se forcat ndërkombëtare aty janë për të mbrojtur qytetarët e paarmatosur, e jo të përleshen me ta.
Ai u bëri thirrje edhe njëherë forcave të KFOR-it që të mbesin neutrale ndaj statusit dhe se nuk guxojnë të përdorin dhunë ndaj qytetarëve, ndërkaq serbëve të veriut u ka bërë thirrje që të mos bien pre e provokimeve.
© Panorama.al











