Një album me këngë të regjistruara nga vrasësi i “famshëm” amerikan, Çarls Manson, ka dalë në treg në Hollywood, Kaliforni. Regjistrimet e këngëve të kategorisë bluz-folk, janë bërë nga Manuel Vasquez, 26 vjeç, pronar i butikut “Beauty is pain” (bukuria është dhimbje), ku kanë dalë në shitje disqet. Disa nga materialet që Vasquez thotë se i ka marrë nga një mik, datojnë në vitet ‘80. “Është ai që këndon dhe luan në kitarë, e po ashtu edhe reciton disa poezi”, tha Vasquez. Manson është në burgun “Cochran State” dhe nuk merr asnjë përfitim nga albumi. Vasquez, i cili nuk kishte lindur kur familja “Manson” terrorizoi Karolinën e Jugut në fund të viteve ’60 me vrasjet masive, beson se Manson nuk ka pasur një gjykim të drejtë.











