Tri predha u hodhën dje drejt Ambasadës Turke në Irak, dhe vetëm njëra prej tyre arriti të godasë murin e jashtëm të kësaj ndërtese. Sipas ambasadorit turk në Irak, Yunus Demirer, nuk dihet ende se ku kishin përfunduar dy predhat e tjera, por nuk ka raportime për të plagosur. Tensionet mes Ankarasë dhe Bagdadit janë shtuar me sulmet e Ushtrisë turke në Veri kundër rebelëve kurdë. Ndonëse askush nuk ka marrë ende përgjegjësi për sulmet, dyshimet janë se predhat mund të jenë një sulm i organizuar nga militantët kurdë, si kundërpërgjigje për vrasjen e dhjetëra prej tyre nga bombardimet e Ushtrisë turke.











