Sulmi terrorist në Australi, ISIS nuk merr përgjegjësinë, por i quan vrasjet një “burim krenarie”!

Dec 18, 2025 | 16:35

Shteti Islamik ka reaguar për herë të parë pas sulmit terrorist në Australi dhe i ka quajtur vrasjet në plazhin Bondi të Sidney një ‘burim krenarie’.

australi sidney sulmi terrorist

ISIS tha sot (18 dhjetor) se vrasja e 15 personave në një aktivitet hebre në plazhin Bondi të Sidney të dielën e kaluar, gjatë festës së Hanukkah, ishte një “burim krenarie”.

Reagimi është publikuar në një artikull të botuar në kanalin Telegram të grupit. Grupi nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së dielës, edhe pse dy autorët sipas autoriteteve, babë dhe bir, dyshohet se janë trajtuar në një bazë ekstremistësh e paramilitarësh fetarë në Filipine.

Më herët sot, kryeministri australian Anthony Albanese premtoi masa më të ashpra kundër “urrejtjes, përçarjes dhe radikalizimit” pas sulmit në Bondi Beach.

“Është e qartë se duhet të bëjmë më shumë për të luftuar këtë plagë të ligë, shumë më tepër”, tha ai.

Nga sulmi pati 16 të vrarë, mes tyre edhe një nga autorët, Sajid Akram, si dhe 29 të plagosur. Autori tjetër mbeti i plagosur rëndë, Naveed Akram, djali i viktimës.

Mes trupave të pajetë ishin ato të një rabini dhe një fëmije. Pati edhe disa efektivë policie të lënduar gjithashtu.

Autoritetet dështuan ta parandalonin sulmin, edhe pse kishin informacione për sjellje të dyshimtë apo akte ekstremiste nga ana e autorëve.

© Panorama.al

Te lidhura