Sulmi me molotov në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive! Nuk ka persona të lënduar

Feb 28, 2026 | 21:08

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se sulmi me molotov në shtëpinë e ish diktatorit Enver Hoxha ishte një simbolikë, pasi sipas tij, në atë godinë Rama mbyll pazaret korruptive.

“Ajo shërben si një vilë ku Edi Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret korruptive. Është një simbol i diktaturës. Kur shqiptarët shikojnë nuanca të atij regjimi të përsëriten pas 35 vitesh, është normale që të ketë revoltë”, tha Bardhi për mediat.

I pyetur nëse kishin informacion për persona të pranishëm, Bardhi tha se “Ajo që unë di është që nuk ka asnjë person të lënduar”.

Ai deklaroi se “të vetmit të lënduar janë qytetarët dhe protestuesit, të cilët janë sulmuar me gaz lotsjellës”.

Por nga pamjet e siguruara nga Panorama, shihet një person brenda banesës në momentin kur është hedhur molotovi, por nuk dihet rreth gjendjes së tij shëndetësore.

personi ne shtepine e ish diktatorit

ila

© Panorama.al

Te lidhura