FOTO+ VIDEO/ Sulmohet me molotov shtëpia e ish-diktatorit Enver Hoxha, brenda saj shihet një person

Feb 28, 2026 | 20:47

Protestuesit e opozitës në marshimin e tyre janë ndalur tek shtëpia e ish-diktatorit Enver Hoxha, në zonën e ish -Bllokut.

Këtu situata u tensionua, pasi protestuesit hodhën bomba molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të banesës, e cila u përfshi nga flakët.

personi ne shtepine e ish diktatorit
Personi ne banesen e ish diktatorit Enver Hoxha

Ndërkohë siç shihet edhe në këto pamje, brenda banesës ndodhej edhe një person, me shumë gjasa punonjës.

Momentalisht nuk dihet gjendja shëndetësore e personi që shihet në foto.

Ndërkohë në momentin kur u hodh molotovi, policia nuk ishte e pranishme, ndërsa pak momente më vonë erdhi një autobot që hodhi ujë për të shpërndarë protestuesit.

© Panorama.al

Te lidhura