Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani pas një sulmi iranian me raketa dhe dron, tha Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) në një deklaratë sot.
Sipas të njëjtës deklaratë, një ushtar tjetër amerikan është “i zhdukur në krye të detyrës”.
Përveç kësaj, katër ushtarë amerikanë u transferuan në spitale në Jordani për trajtim mjekësor.
Ata tani janë liruar. Ushtarë të tjerë, të cilët u plagosën lehtë, janë rikthyer në detyrë.
Deklarata vuri në dukje se nga respekti për familjet, Centcom nuk do të publikojë informacione të mëtejshme, përfshirë identitetin e të rënëve, derisa të kalojnë 24 orë pasi të jenë njoftuar të afërmit e tyre më të afërt.
© Panorama.al












