Sulmi amerikan ndaj Iranit dhe vrasja e Khameneit, reagon PD: Një lajm i mirë për popullin iranian dhe botën e lirë

Feb 28, 2026 | 23:03

Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me sulmet amerikane në Iran dhe vrasjen e udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, gjatë bombardimeve të kryera nga aviacioni amerikano-izraelit.

Screenshot_2

Në reagimin e saj, Partia Demokratike thekson ky zhvillim konsiderohet si “një lajm shumë i mirë jo vetëm për kombin iranian, por për të gjithë njerëzit e lirë në mbarë botën”.

PD e cilëson ngjarjen si një “goditje fatale për regjimin teokratik” në Iran dhe shpreh shpresën që, pas eliminimit të udhëheqësit suprem dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, populli iranian të ketë mundësinë të fitojë lirinë.

“Lajmet tashmë nga shumë burime konfirmojnë vrasjen e diktatorit mizor të Teheranit, Ajetullah Khamenei, nga bombardimi i bunkerit të tij nga aviacioni amerikano-izraelit. Ky është një lajm shumë i mirë jo vetëm për kombin iranian, por për të gjithë njerëzit e lirë në mbarë botën. Partia Demokratike përshëndet këtë goditje fatale për regjimin obskurantist të Iranit dhe uron që, pas vrasjes së tij dhe eliminimit të dhjetëra zyrtarëve të tjerë të regjimit teokratik të Ajetullahëve, populli iranian të fitojë lirinë e mohuar për dekada nga ky regjim”, thuhet në reagim.

© Panorama.al

Te lidhura