Sulmet e reja kundër Iranit, Trump: I goditëm fort në nder të ushtarëve të rënë! Janë shkatërruar ushtarakisht, s’iu ka mbetur asgjë

Jul 20, 2026 | 8:10

Forcat amerikane nisën gjatë natës një valë të re sulmesh kundër Iranit duke synuar kapacitetet ushtarake iraniane të përdorura për të synuar anijet dhe marinarët civilë që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump, duke folur për gazetarët teksa kthehej në Uashington, deklaroi se sulmet ishin hakmarrje për vrasjen e ushtarëve në Jordani.

“Ne e goditëm fort Iranin sonte në nder të ushtarëve të rënë. “Janë dy, ndoshta tre”, tha presidenti, duke iu referuar viktimave të sulmit iranian në Jordani.

Më pas, ai pretendoi se SHBA kontrollojnë Hormuzin dhe jo Irani.

“Ne kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit; Irani nuk kontrollon asgjë”, tha ai, duke ripërsëritur se SHBA “pothuajse e kanë shkatërruar ushtarakisht Iranin”.

“Atyre nuk u ka mbetur asgjë”, shtoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura