Suela Konjari, në krye të qendrës kulturore “Tirana”

Dec 22, 2011 | 11:43
Suela Konjari

Bashkia e Tiranës ka emëruar si drejtore të qendrës kulturore “Tirana” aktoren Suela Konjari. Pas largimit nga ky pozicion të regjisorit Kiço Londo, është komanduar për pak kohë në vendin e drejtorit këngëtari Luan Zhegu dhe nëndrejtorja e këtij institucioni, Eda Gazheli, ndërsa dje u bë i njohur lajmi se në këtë pozicion është vendosur aktorja Konjari. Suela Konjari është aktore e njohur e Teatrit Kombëtar, ku është emëruar prej vitit 1992. Ajo numëron një sërë rolesh në këtë skenë, si në shfaqjet “8 persona plus”, “Pleshti në vesh”, “Gjashtë personazhe kërkojnë autor”, “Hijet e natës”, “Ne të gjithë këndonim Margaritën”, “Harvey” etj. Gjithashtu ka interpretuar edhe në kinematografi, si “Kur hapen dyert e jetës”, “Po vjen ai”, “Flutura në kabinën time”, “Para nga qielli”, “Lumi që nuk shteron” etj.

© Panorama.al

Te lidhura