Suedezi, trafik armësh nga Kosova

Sep 6, 2012 | 11:20

Suedezi i arrestuar, Lars Tommy Rosen

SHKODER/ I kapen në çantën e shpinës, në autobusin e linjës Prishtinë-Hamburg.

Arrestohet në Muriqan 32-vjeçari me 9 pistoleta.

Pranga suedezit në Muriqan, kapet me 9 pistoleta të fshehura në çantën e shpinës. Suedezi Lars Tommy Rosen, 32 vjeç, po udhëtonte në autobus së bashku me 50 pasagjerë të tjerë në linjën e autobusit Prishtinë-Hamburg, kur atij i janë gjetur 9 pistoleta të markës “Ekol Special” me krehrat e tyre, por pa fishekë. Ngjarja është zbuluar paraditen e së mërkurës, rreth orës 11:00, nga një kontroll i ushtruar nga shërbimi i Policisë Kufitare në piken e kalimit të Muriqanit në autobusin e shoqërisë “Deva Tours”, që shërbente në linjën Prishtinë–Hamburg, Gjermani.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura