Subashi- komisionerëve: Mos pengoni mediat

May 9, 2011 | 18:22

TIRANE- Nënkryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi tha se nuk duhet të ketë asnjë pengesë për mediat të cilat janë në ndjekje të procesit të numërimit.

Subashi kërkoi nga të gjithë komisionet zgjedhore që të të respektojnë dhe të mos bëhen pengesë për transparencën e procesit zgjedhor.

Sipas nënkryetares së KQZ-së, Kodi Zgjedhor i ka dhënë të drejtë mediave që të jenë edhe si vëzhguese gjatë procesit.

Deklarata e Subashit erdhi pas disa problemeve qe disa gazetare te mediave te ndryshme hasen gjate raportimit te tyre ne terren.

 

© Panorama.al

Te lidhura