Rreth 10 045 studentë do të pranohen në ciklin e studimeve me kohë të pjesshme dhe edukimin në distancë. Qeveria miratoi dje vendimin për kuotat e pranimit në vitin e ardhshëm akademik. Janë rreth 695 studentë më shumë se një vit më parë, që do të ulen në auditorët e institucioneve publike të arsimit të lartë. Vendimi parashikon të gjitha rregullat e aplikimit për të nisur studimet në këto programe.
APLIKIMI
Të drejtën për të aplikuar e ka çdo shtetas shqiptar, i cili ka përfunduar shkollën e mesme. Kandidatët duhet të zotërojnë një diplomë të Maturës Shtetërore, dëftesë pjekurie apo çdo diplomë tjetër studimi, të fituar brenda ose jashtë vendit, të barasvlershme me të. “Kandidatët që zotërojnë dëftesë pjekurie apo diplomë të fituar brenda ose jashtë vendit, të barasvlershme me të, duhet të kenë fituar provimet me zgjedhje dhe të paraqesin në aplikim certifikatën përkatëse të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve”, thuhet në vendimin e qeverisë.
(Lajmin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gezetes Panorama, versioni print)
© Panorama.al











