Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, ka njoftuar nisjen zyrtare të punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Kulturës 2026–2030. Ky proces synon të ndërtojë një vizion të ri për të ardhmen e kulturës shqiptare dhe përfshin artistë, institucione, ekspertë dhe komunitete.
Në bashkëpunim me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) dhe Fondacionin “Santagata”, strategjia do të fokusohet në:
Fuqizimin e institucioneve kulturore,
Mbështetjen për artistët dhe skenën e pavarur,
Investime në infrastrukturë kulturore dhe trashëgimi,
Krijimin e kushteve dinjitoze për artin si profesion.
Ministri theksoi se kultura është një forcë krijuese, ekonomike dhe diplomatike që e vendos Shqipërinë në qendër të krijimtarisë në rajon. Ai bëri thirrje për përfshirje të gjerë në këtë proces, nga profesionistët e fushës deri te komunitetet lokale.
Postimi i Ministrit Gonxhja:












