Strategjia e Bashkuar, Londra lobim për Kosovën

May 25, 2011 | 9:37

Mbretëria e Bashkuar shprehet prere kunder ndarjes se Kosoves. Sipas Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë është e pamundur dhe e rrezikshme. Ai ben me dije se një ekip i Foreign Office po përgatit një strategji, në përpjekje për të siguruar më shumë njohje për Kosovën. Për këtë qëllim Londra do të lobojë veçmas te shtetet e Commonwealth’it.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të theksohet se Qeveria britanike në asnjë mënyrë nuk e përkrah ndarjen e Kosovës. Jemi shumë të përkushtuar të përkrahim integritetin territorial të Kosovës. Kur Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, ishte këtu, ai dhe Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westervelle, deklaruan se harta gjeografike e Ballkanit Perëndimor është e përcaktuar”- thote ai ne nje interviste per Express.

Sipas tij, ka kaluar 130 -140 vjet kohë duke rivizatuar hartat e Ballkanit, por kjo kohë tani ka kaluar, ndonese dihet se gjithmonë do të ketë njerëz që duan ta shfrytëzojnë vullnetin për të rivizatuar hartat e Ballkanit Perëndimor. “Ne mendojmë se kjo është kundërproduktive. Krejt rajoni duhet të lëvizë drejt integrimeve në BE, me kufijtë e tanishëm dhe kjo nënkupton edhe Kosovën”- thote ai.

Ai kundershton cdo mundesi per marreveshjen qe nenkupton shkembim territoresh, duke e cilesuar ate spekulative dhe vendosje te një precedenti të rrezikshëm në rajon.

“Unë kam qenë ambasador në Bosnjë dhe Hercegovinë për 4 vjet, ku si përvojë kam pasur një periudhë mjaft të vështirë me Republika Srpska, e cila kërcënonte me referendum rreth vendimeve të Gjykatës Supreme. Jam i lumtur të them që me intervenimin e Baroneshës Ashton ky rrezik aktualisht është zvogëluar. E dimë të gjithë se eksperienca e viteve 90’të tregon se loja me kufijtë e etabluar ndërkombëtarisht në këtë rajon është jashtëzakonisht e rrezikshme. Qeveria ime nuk do të jetë pjesë e kësaj”- thote ai.

Ambasadori apelon per dhenien e një mesazhi Beogradit, të ashtuquajturave struktura paralele në veri se bashkësia ndërkombëtare beson në integritetin territorial të Kosovës. “Plani i Ahtisaarit ofron një masë të madhe të autonomisë dhe të vetëqeverisjes dhe mendoj se ajo që duhet të bëjmë është të punojmë në agjendën e decentralizimit, duhet të punojmë në planet për krijimin e komunës së Mitrovicës veriore”- perfundon ai.

© Panorama.al

Te lidhura