Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj deklaroi sot se ekzistojnë në qarkullim karta identiteti të falsifikuara të cilat do të përdoren në votimet e 8 majit.
Nëpërmjet një konference për shtyp Stërkaj, denoncoi fenomenin, ndërsa paraqiti disa raste, për të cilat tha se janë të thjeshta për tu dalluar. Në kartat e falsifikuara sipas Stërkajt, mungojnë ose janë të ndryshëm disa elementë kryesorë sigurie,si çipi apo gjurmët e gishtave.
Deputeti socialist, shtoi më tëj se PS-ja i ka marrë të gjitha masat për të parandaluar votimin me këto karta, pasi ka trajnaur komisionerët e saj se si mund të dallohen kartat false nga ato origjinalet.











