Steinberg, axhenda e takimeve

Feb 25, 2011 | 11:57

Takimi i pare i dites, qe ka nisur rreth ores 09.00 ishte me Presidentin e vendit, Bamir Topi. Takimi u zhvillua ne ambientet e Presidences, me dyer te mbyllura dhe ka zgjatur rreth 30 minuta.

Pas takimit me kreun e shtetit, Seinberg eshte ndalur ne Kryeministri ku zhvilloi takim me shefin e qeverise, Sali Berisha. Takimi ne kryeministri ka zgjatur pak me shume se 30 minuta dhe diplomatat kane lene godinen qeveritare rreth ores 10.30, per t’iu drejtuar Prokurorise se Pergjithshme.

Takim i shkurter edhe me kryeprokuroren, aq shume e akuzuar nga mazhoranca si pjese e grushtit te shtetit dhe sabotuese e hetimeve per 21 janarin. Burime jo zyrtare bejne me dije se zevendesi i Klinton ka dhene mbeshtetje per prokurorine ne vazhdimin e hetimeve te pavaruar dhe gjitheperfshirese per 21 janarin.

Ne vazhden e takimeve, Stainberg u takua me kreun e opozites, Edi Rama, nderkohe qe ne perfundim te takimeve do te mbaje nje konfernece per mediat.

Ai shoqerohet ne kete vizite nga ndihmesi i tij, Tom Kantrimen. Diplomatët do të ritheksojnë rëndësinë e zgjedhjeve lokale për zgjidhjen e ngërçit politik si dhe do të përforcojnë rolin e prokurores së përgjithshme në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

© Panorama.al

Te lidhura