Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui tha sot se një rekomandim pozitiv për marrjen e statusit është akoma i mundshëm. Koha , tha ai, është e shkurtër, duke shtuar se vullneti i forcave politike në Shqipëri është esencial që vendi të ecë drejt Bashkimit Evropian.
Komentet, Sekui i bëri gjatë tryezës së organizuar nga Ministria e Integrimit, për prezantimin e ecurisë së prioriteteve 6 deri në 12 në Planin e Veprimit.
Sekui, në fjalën e tij e vendosi theksin edhe tek reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare të cilat duhet të përmbyllen sa më shpejt, por duke mos lënë në hije pikat nga 6 deri në 12 të Planit të Veprimit.
Në mbyllje të fjalës së tij, Sekui në përpjekje për të thënë më qartë mesazhin u përpoq të fliste në shqip, duke lëshuar frazën, “Now, duhet me lëvizë”, “Tani, duhet me lëvizë”.
Ndërkaq, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, gjatë prezantimit të ecurisë së kërtyre pikave tha se, shumica e prioriteteve janë plotësuar, duke shtuar se, janë bërë hapa pozitivë në disa fusha.
Funskionimi si duhet i gjyqësorit, e drejta e pronësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, heqja e imunitetit, të drejtat e njeriut dhe kushtet e të ndaluarve nga policia janë disa nga pikat e Planit të Veprimit.
© Panorama.al











