Statusi, PS: Gati të bëjmë gjithçka ç’na takon

Dec 6, 2011 | 16:51
Selia e PS

TIRANE- Partia Socialiste tha sot se ka vullnetin e palëkundur për të bërë gjithçka i takon që vendi të mos ketë një dështim të tretë lidhur me marrjen e statusit kandidat për në Bashkimin Europian.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, në përgjigje të konkluzioneve të Këshillit të Evropës, ku përshëndetet konsensusi i arritur së fundi mes partive politike, por edhe thuhet se në tërësi, Shqipëria ka bërë një progres të limituar në përmbushjen e kriterit politik të anëtarësimit dhe 12 prioritetet që konsiderohen kyç për hapjen e negociatave të pranimit, PS shprehet se “këto konkluzione tregojnë qartë se çfarë e ka lënë Shqipërinë mbrapa të gjithëve në rrugën e integrimit dhe çfarë duhet të bëjë pa humbur kohë Shqipëria, për të mos rihumbur për të tretën herë statusin e kandidatit për Bashkimin Europian.

Në deklaratën e PS-së thuhet gjithashtu se  “konkluzionet e Këshillit të BE-së për Shqipërinë janë një kuadër i plotë dhe kuptimplotë mbi defiçitin demokratik e institucional të vendit tonë”, ndërsa theksohet se “përgjegjësia madhore për dy dështime rradhazi me statusin është qartësisht e qeverisë”

© Panorama.al

Te lidhura