Rusia mund ta sulmojë NATO-n “që në vitin 2030”, paralajmëroi kryeministri britanik Keir Starmer, duke siguruar vendosmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të zhvilluar aftësitë e saj ushtarake për t’u përballur me një situatë të tillë.
“Sipas vlerësimit tonë të inteligjencës, si dhe atij të vendeve të tjera të NATO-s, mund të ketë një sulm rus ndaj NATO-s që në vitin 2030”, tha udhëheqësi i Partisë Laburiste gjatë një vizite në një kompani të industrisë së mbrojtjes.
“Nuk është ekzagjerim të thuhet se po jetojmë në kohën më të rrezikshme dhe të pasigurt të jetës sonë”, tha Starmer, duke shtuar se ishte “përgjegjësi” e qeverisë së tij të “jetë gati”.
Paralajmërimi i bën jehonë atij të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili tha në dhjetor se Rusia “mund të jetë gati të përdorë forcën ushtarake kundër NATO-s brenda pesë vjetësh”.
© Panorama.al












