VIDEO/ Fitore në momentin e duhur, Bylisi del nga kriza përballë Vllaznisë që e mbyll me 10 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2025 | 0:07

VIDEO/ Fitore në momentin e duhur, Bylisi del nga kriza përballë Vllaznisë që e mbyll me 10 lojtarë

Bylis ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 33-të në Superiore. 

bandicam 2025-04-06 16-06-35-538

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Da Silva. Ishte fillimi i pjesës së dytë, kur braziliani tundi rrjetën përballë ish-skuadrës së tij.

Vllaznia vuajti nga 23-të, pasi Bajrami u largua me karton të kuq. Kuqeblutë mbeten në vendin e tretë, ndërsa janë dhe 3 javë për t’u luajtur. Bylisi në anën tjetër, që u rikthyer te fitorja në momentin e duhur, del nga zona e ftohtë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

BYLIS 1-0 VLLAZNIA

47′ Da Silva

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Bylisit, 1-0.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Rast i mirë për Vllazninë. Portieri Batista ndal në fund Delajn, që kërkoi të shënonte supergol. (VIDEO)

89′ Ibrahim i merr vendin Berkos, ndërsa Ualison aktivizohet në vendin e Da Silvës.

84′ Da Silva është i ndëshkuari i radhës te Bylisi.

83′ Batista ndëshkohet me karton të verdhë te Bylisi.

83′ Rast për Vllazninë, i cili më pas sinjalizohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

80′ Ka probleme për kapitenin Abazaj te Bylisi, që merr ndihmën e stafit mjekësor.

77′ Delaj merr vendin e Krymit.

74′ Portieri Batista pret goditjen e Deliut. Shkodranët shfaqen rrezikshëm në kërkim të barazimit. (VIDEO)

72′ Ndeshja ka humbur ritmin. Faulle të shumta në mesfushë.

68′ Krymi ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit ndaj Ruçit.

67′ Faull i Peraltës ndaj Qatos. Protesta nga stoli i Vllaznisë. (VIDEO)

60′ Dodaj merr vendin e Jagos te Vllaznia. Ruçi i merr vendin Kanes te Bylisi.

52′ Vllaznia del përpara duke kërkuar baraspeshën. Mungojnë rastet konkrete.

47′ GOOOL! Bylis 1-0 Vllaznia/ Da Silva kalon në avantazh vendësit pas një goli mjaft të bukur ndaj ish-skuadrës së tij. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Dy zëvendësime te Vllaznia. Qato dhe Çoba marrin vendin e Grudës dhe Malës.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë me barazim 0-0.

45+1′ Bylisi humbet mundësinë e artë me Peraltën. Jukaj bën heroin duke e ndalur. (VIDEO)

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42′ Gruda fiton një goditje dënimi dhe nxjerr përpara Vllazninë. Mbrojtja e Bylisit vendoset mirë dhe largon rrezikun. (VIDEO)

36′ Faull në sulm nga lojtarët e Bylisit, pas harkimit nga goditja e këndit. (VIDEO)

34′ Vllaznia vendoset mirë në këto minuta dhe pse është me 1 lojtar më pak.

30′ Mala provon direkt nga goditja e dënimit, por topi gjen murin mbrojtës. (VIDEO)

23′ Bajrami lë Vllazninë me 10 lojtarë, pasi largohet me karton të kuq nga gjyqtari Yzeiraj. Dhe pse faulli ishte në favor të kuqeblu, vendimi është marrë pas asaj që pasoi në fushë. Berko nga Bylisi ndëshkohet me të verdhë. (VIDEO)

19′ Repaj largon topin e Përgjonit, i cili u shfaq rrezikshëm në krahun e djathtë të sulmit. Zbritje e rrezikshme nga Bylisi.

18′ Te Vllaznia pretendojnë për një faull të Abazajt në dëm të Salës. (VIDEO)

17′ Zëvendësim i detyruar te Bylisi, Da Silva merr vendin e Malomos së dëmtuar.

12′ Vllaznia ka kontrollin e topit. Bylisi pret nga gabimet e kundërshtarëve.

8′ Berko humbet një mundësi të mirë pë golin e avantazhit. Abazaj e nxori si duhet, teksa mungoi gjetja e kuadratit. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Toni Batista, Bruno, Kane, Perndreca, Abukabar, Malomo, Berko, Peralta, Përgjoni, Abazaj, Ilieski

Trajner: Gentian Mezani

VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Krymi, Gruda, Sala, Balaj, Bajrami, Repaj, Mala, Deliu, Jago

Trajner: Tomas Brdariç

PANORAMASPORT.AL