Postuar: Qershor 25, 2025 | 0:18
VIDEO/ Egnatia me ritmin e duhur para Champions-it, kampionët e Shqipërisë fitojnë kundër gjigantëve të Bullgarisë
Egnatia e ka fituar me rezultatin 2 me 0 takimin miqësor përballë CSKA-së 1948. Golat për skuadrën e Edlir Tetovës u shënuan nga Regi Lushkja dhe Edison Ndreca.

Ky takim u luajt në Bansko të Bullgarisë. Kampionët e Shqipërisë po bëjnë mjaft mirë në fazën përgatitore ku më parë kanë barazuar 2 me 2 përballë Iberias.

Egnatia është para sfidave të rëndësishme në Champions. Ekipi rrogozhinas do të përfaqësojë Shqipërinë pikërisht ndaj Breidablik.
Të gatshëm për Egnatian: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Fangaj, Ndreca, Aleksi, Medeiros, Lushkja, Selmani, Guindo, Kuka, Duka, Jahaja, Madani, Alijev, Uotlai, Bakajoko, Melo, Tetova, Allmuça.
Goli i Regi Lushkjes: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













