Titulli kampion në Seria A, Partizani krenohet me Rrahmanin: Bëhet lojtari i parë shqiptar që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2025 | 13:39

Titulli kampion në Seria A, Partizani krenohet me Rrahmanin: Bëhet lojtari i parë shqiptar që…

Amir Rrahmani u kurorëzua mbrëmë kampion i Italisë me Napolin. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës fitoi titullin e dytë me napoletanët.

bandicam 2025-05-24 13-39-07-517

Partizani është krenuar me ish-mbrojtësin e tij. Përmes rrjeteve sociale i ka kushtuar një postim, duke theksuar se është tashmë lojtari i parë shqiptar që fiton dy herë titullin në Seria A.

Postimi i Partizanit:

“Amir Rrahmani sërish kampion i Italisë Serie A me Napolin. Ish mbrojtësi i kuq, i cili ka luajtur për dy vite te PARTIZANI 2013-2015, bëhet përsëri pjesë e historisë të futbollit italian duke dhënë kontributin e tij në fitimin e titullit të 4-rt kampion të klubit napolitan.

Arritje e jashtëzakonshme edhe në aspektin personal. Rrahmani bëhet lojtari i parë shqiptar që fiton dy herë titullin kampion në Seria A. Urimeeee”.

bandicam 2025-05-24 13-37-33-085

PANORAMASPORT.AL