Postuar: Qershor 25, 2025 | 0:15
Partizani i Gegës shkëlqen në vigjilje të Europës, shënon tre gola ndaj maqedonasve. Dy prej tyre nga afrimet e verës
Partizani ka fituar miqësoren me Rabotnickin. Të kuqtë triumfuan në stadiumin e Strugës me rezultatin 3 me 0.

“Demat” i mbyllën 45 minutat e para me avantazhin 2-0. Golin e parë e shënoi Keko me penallti në minutën e 20-të, ndërsa Skuka dyfishoi shifrat më pas.
Në pjesën e dytë shënoi Garsia në minutën e 87-të, për të debutuar me gol dhe pse jo në ndeshje zyrtare. Ky takim miqësor vjen para sfidave të Europës ku të kuqtë sfidojnë estonezët e Kaljus.
Partizani: Qirko; Buxhelaj, Mehmeti, Preka, Martinez, Malaj, Sembene, Kote, Isgandarli, Keko, Skuka
PANORAMASPORT.AL













