MOVIOLA E TIRANA-VORA/ Barjamaj gabon te Tabeku, i saktë te penalltitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2025 | 18:41

MOVIOLA E TIRANA-VORA/ Barjamaj gabon te Tabeku, i saktë te penalltitë

Ndeshja mes Vorës dhe Tiranës u shoqërua me disa episode të diskutueshme, ku vendimet e arbitrit Kreshnik Barjamaj dhe mungesa e ndërhyrjes së VAR-it ngjallën debate të forta. Disa prej tyre rezultuan vendimtare për rrjedhën e lojës dhe ndikuan drejtpërdrejt në fatin e takimit.

bandicam 2025-11-08 15-24-26-601

Në përgjithësi, ndërsa disa vendime të Barjamajt ishin të sakta, gabimi i rëndë në rastin e Tabekut dhe mosreagimi i VAR-it mbeten pikat më të errëta të arbitrazhit në këtë takim.

MINUTAT 22-24: Tabeku godet lojtarin e Vorës, Barjamaj e ndëshkon me të verdhë. VAR-i nuk ndërhyn. Gabon si gjyqtari Kreshnik Barjamaj dhe teknologjia. Sulmuesi duhej të ndëshkohej me kartonin e kuq direkt.  (VIDEO) (VIDEO)

MINUTA E 30-të: Lleshi shkakton faull ndaj Adeloje në zonë, ka penallti për Vorën. Vendim i drejtë i kryesorit Barjamaj. Faull naiv i Lleshit që fundosi Tiranën. (VIDEO)

MINUTA E 61-të: Patsatsia rrëzohet në zonë duke kërkuar një penallti pas kontaktit me Kasallën. Sulmuesi ndëshkohet me të verdhë për simulim. Vendim i drejtë i gjyqtarit. (VIDEO)

MINUTA E 80-të: Falaje tenton të përfitojë nga një top në zonë, Ruçi devijon para tij dhe fiton faull. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL