Postuar: Qershor 24, 2025 | 20:49
FOTO/ Faza përgatitore në Bullgari, presidenti Demrozi u qëndron afër kampionëve
Agim Demrozi ndodhej në Bullgari sot, ndërsa Egnatia luajti përballë CSKA 1948. Presidenti i kampionëve të Shqipërisë qëndron gjithmonë pas ekipit, që ndërkohë po përgatitet për sfidat e Champions.

Të besuarit e Tetovës e fituan 2 me 0 ndeshjen në Bullgari. Fillimisht shënoi Lushkja me penallti dhe më pas Ndreca.
Rrogozhinasit po japin sinjale pozitive në fazën përgatitore. Nga ndeshjet e Europës kanë mbetur edhe dy javë.
Egnatia sfidon Breidablik në turin e parë të Champions. Në rast triumfi do të përballet më pas me Lek Poznan.
PANORAMASPORT.AL













